Lajme

Escobar të mërkurën në Kosovë, porosi të veçanta për lidershipin politik

Gazeta10
18 Tetor 2022 - 15:37

I dërguari i posacëm amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar do të qëndroj për një vizitë të mërkurën në Kosovë, ku pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të qeverisë dhe opozitës.

Gazeta 10 merr vesh se takimet do të zhvillohen pasdite, njëjtë sikurse vepruar edhe gjatë muajit gusht, kur takoi kryetarët e PDK-së, Memli Krasniqi, të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe të AAK-së, Ramush Haradinaj.

 Sipas burimeve, Escobar do të ketë edhe një komunikim të veçantë me mediat, për t’i përcjellë disa mesazhe të rëndësishme amerikane për dialogun Kosovë-Serbi dhe të ardhmen e tij./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 Janar 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.