Lajme

23 mijë konsumatorë në veri furnizohen rrymë, përqindje e vogël paguajnë – shkyçjet ende s’kanë filluar

Gazeta10
28 Shtator 2024 - 10:05

23 mijë konsumatorë në veri të vendit furnizohen me energji elektrike, por një përqindje e vogël e tyre e paguajnë atë. Kështu ka bërë të ditur zyrtari i Zyrës Rregullatorit për Energji (ZRrE), Petrit Pepaj.

Ai ka thënë se me licencimin e kompanisë serbe, Elektrosever konsumi në atë pjesë ka rënë krahasuar me vitet e kaluara, ndërsa përmend detyrimin që kompania serbe e ka ndaj ZRrE-së për të raportuar çdo muaj.

“Elektroseveri siç e dini është i licencuar nga Zyra Rregullatorit për Energji, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës. Si rrjedhojë e këtij licencimit Elektroseveri e ka për obligim të raportoj çdo muaj. Në bazë të raporteve të shtatë mujorit të këtij viti janë 113 mijë kilovatë në orë të energjisë elektrike të faturuara, të përkthyera në pare janë diku rreth 8 milionë euro, ndërsa inkasimi ka filluar, pak çalon në aspektin e klasimit diku janë 631 mijë të inkasuar prej asaj energjie e cila është e faturuar”, ka thënë Pepaj.

Pepaj njofton se në pjesën veriore të Mitrovicës, ka një përqindje të vogël që paguajnë energjinë elektrike, duke shtuar se që nga viti 2017 në atë pjesë nuk është paguar energjia.

“Aktualisht përqindja është e vogël nuk është përqindje e madhe, për shkak se në atë pjesë pothuajse një kohë të gjatë nuk është bërë pagesa e energjisë elektrike dhe njerëzit nuk paguajnë hezitojnë të fillojnë me pagesa. Mirëpo siç shihet tani ka filluar një trend që pagesa e energjisë elektrike të fillojë të bëhet edhe në atë pjesë. Në të kaluarën deri në vitin 2017 energjia e asaj pjese është faturuar në faktuarat e energjisë elektrike të pjesëve të qytetarëve të tjerë të Republikës së Kosovës me vendimin e Gjykatës ajo pjesë është ndaluar, dhe nga viti 2017 ajo energji nuk është e paguar”, ka njoftuar ai.

Në rast të mos pagimit, ai ka theksuar se bëhet shkyçja e konsumatorët me energjinë elektrike, duke shtuar se deri tani ende nuk ka filluar me shkyçje e konsumatorëve për mos pagesë të energjisë elektrike në pjesën veriore të vendit.

“Elektroserveri i nënshtrohet të gjitha ligjeve të Republikës së Kosovës, për mos paguesit e energjisë elektrike vlen rregulla për shkyçje të konsumatorit në sektorin energjisë për të gjithë ata që nuk e paguajnë energjinë elektrike. Elektroserveri ka të drejtën e vet që të ndërmarrë të gjitha masat e mundshme për të gjithë konsumatorët të cilët nuk paguajnë. Deri tash Elektroserveri në bazë të raportit që ka dërguar ende nuk ka filluar me shkyçje e konsumatorëve për mos pagesë të energjisë elektrike, për arsye sepse është faza e implementimit vendosjes së njehsorë disa konsumatorë nuk ka njehsor disa të tjerë ka pasur njehsor jo të përshtatshëm për matje. Do të thotë është procesi i vendosjes së njehsorëve, regjistrimi i tyre, krijimi i data bazës dhe lëshimin e faktuarve për pagesë të energjisë elektrike”, theksoi Pepaj.

Ai potencoi se nuk ka furnizim me energji elektrike për ato ndërmarrje që abuzojnë me energji apo nuk e paguajnë energjinë elektrike.

“Përderisa Elektroserveri nuk është licencuar në atë pjesë nuk ka pasur ndërmarrje e cila ka qenë e licencuar për të kryer aktivitet në sektorin e energjisë në atë pjesë për furnizim të energjisë elektrike dhe as për shpërndarje, për shkak se operatorët të cilat janë të licencuar në atë pjesë nuk kanë pasur qasje në pjesën e Veriut dhe ajo energji është marrë por nuk është faturuar. Zakonisht ndërmarrjet për furnizim të energjisë elektrike krijon biznes komercial dhe asnjë ndërmarrje nuk furnizon energjinë elektrike te ata njerëz të cilët abuzojnë me energji apo nuk e paguajnë energjinë elektrike”, potencoi ai.

Po ashtu, Pepaj deklaroi se me ndalimin e kripto-valutave konsumi në atë pjesë ka rënë krahasuar me vitet e kaluara.

“Ne si rregullator krijojmë bazë ligjore për veprim për ndërmarrjet që operojnë në atë pjesë, sa kemi informata në bazë të raportit që ne dërgojmë ne shohim vetëm numrin e konsumatorëve dhe nuk e dimë se çfarë aktiviteti kryen. Konsumatorët janë të ndarë, në konsumatorët familjarë që kanë shfrytëzimin e energjisë elektrike e bëjnë për nevoja familjare, kurse ata konsumatorë të cilët që e kanë për nevoja komerciale siç janë bizneset që operojnë në atë pjesë. Zakonisht me fillimin e operimeve dhe çdo gjëje shihet që me ndalimin e kripto-valutave shihet që konsumi në atë pjesë ka rënë krahasuar me vitet e kaluara”, deklaroi Pepaj.

Tutje, Pepaj ka thënë se për ata konsumatorë të cilët nuk i përmbushin kushtet për matje faturohet paushallë. Kurse për ata që energjia elektrike bëhet me skemë tarifore paguajnë si të gjithë qytetarët e tjerë.

“Në bazë të shënimeve që i kemi marrë së fundmi nga Elektroseveri, llogariten që janë rreth 23 mijë konsumatorë në Veri. Mbi bazën mbi ligjin për gjuhën, gjuha serbe dhe alfabeti i saj në gjuhën zyrtare të Republikës së Kosovës, konsumatorët duhet të dërgohet faktuar në gjuhën në të cilën e kupton. Në atë pjesë faktuara duhet të mbajë elemente edhe të gjuhën shqipe dhe atë serbe. Faturimi i energjisë ka filluar në atë pjesë por a shkon faktuara tek të gjithë konsumatorët, këta nuk mund të them me saktësi. Në bazë të informatave që kemi faktuarat ku nuk ka matje, ose nëse njësori nuk i përmbush kushtet për matje, faturohet paushallë, ndërsa tek pjesa ku konsumi i energjisë elektrike bëhet me matje është një skemë tarifore në të cilën Elektroseverin e përdor, që është e njëjtë me strukturën tarifore që e paguajnë qytetarët e pjesës tjetër të Republikës së Kosovë”, u shpreh ai.

“Të gjithë konsumatorët si në veri, si në çdo pjesë të Republikës së Kosovës duhet të paguajnë për shërbimin që e marrin”, përfundoi zyrtari i ZRRE-së.

Ndryshe me 9 dhjetori 2023, KEDS-i pati nënshkruar kontratë me Elektroseverin për të shpërndarë dhe furnizuar me energji eklektike katër komunat veriore të Kosovës. Por ende në disa pjesë veriore të Kosovës nuk ka filluar faturimi i rrymës së shpenzuar./EO

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.