Lajme

“3km larg shkojnë fëmija në shkollë këmbë” – Fshati Gadish e Gjilanit me mungesë të transportit

Gazeta10
26 Shtator 2024 - 9:38

Në emisionin “Adresa e ankesave”, me Arben Ahmetin në Kanal10, qytetarë të shumtë kanë adresuar ankesat e tyre ku kanë shprehur hallet e tyre me të cilat përballën në përditshmëri.

Qytetari nga Gjilani në fshatin “Gadish” ka treguar se kanë munges të transportit në këtë fshat, por gjithashtu përveç këtij fshati munges transporti nuk kanë edhe dy fshatra të tjera.

Ai poashtu është ankuar edhe për mungesën e transportit për fëmijët të cilët shkojn në shkollë në këmbë pasi që nuk kanë transport.

“Qe 6 muaj nuk kemi transport tri fshatra Gadishi, Kishnapoli, Sllakovc më herët ka pasur më herët e tash jo, fëmija 3 km duhet me i bo në këmbë deri me mbrri te shkolla nuk kemi asnjë shpjegim se pse nuk ka ma”, ka thënë qytetari./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.