Gazeta10

50 vjeçari kosovar zbuloi atentatin ndaj Dick Martyt, agjenti i dyfishtë rrezikoi jetën por u “tradhtua” nga zviceranët

Emisioni Mise i televizionit publik zviceran RTS ka zbuluar njeriun, që besohet se në fund të vitit 2020 u dha informacion tepër të vlefshëm policisë federale për planin e eliminimit të Dick Martyt. 

Në një artikull të gjatë, siç raporton Gazeta 10,  thuhet se informatori është rreth të pesëdhjetave dhe ka lindur në Kosovë. Ai ka punuar për shërbimet jugosllave të intelegjencës në vitet 90-ta, para se të bëhej agjentë i dyfishtë. Kishte arritur të inflitrohej brenda grupeve të organizuara kriminale duke marrë informacione të ndjeshme, të cilat më pas i ndante me policinë dhe shërbimet e huaja.

Për tridhjetë vite, ai besohet se ka punuar për disa shërbime intelegjente evropiane si atë belg, gjerman dhe zviceran. Është konsideruar një burim shumë i besueshëm, raporton Gazeta 10.

Edhe pse nuk publikohet identiteti i tij, artikulli zbulon se ai mësoi për këtë komplot ndaj ish senatorit zviceran Dick Marty në vjeshtën e vitit 2020, kur ai ishte duke punuar për llogari të gjermanëve në një temë që ndërlidhte Kosovën e Serbinë.

Sipas dokumentit sekret të ministrisë së Brendshme të Zvicrës që e ka parë televizioni, ai informoi se atentati ishte përgatitur nga serbët “të cilët kanë kryer jashtë dhjetëra misione të tilla për nevoja të shërbimit sekret serb”. 

“Ata janë profesionist të vërtetë dhe do ta kryejnë atentatin pa lënë as një gjurmë. Njëri prej tyre vetëm ka blerë armë në Zvicër. Nacionalistët dhe kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës besojnë që vrasja e Dick Martyt do t’i faturohej Kosovës e cila do të diskreditohej në rrafshin ndërkombëtar. Agjenti i dyfishtë i ofroi Zvicrës edhe emrat që qëndronin pas këtij plani vrasës” raporton Gazeta 10.

Gabimi i madh

“Zvieranëve u dhashë shumë informacione të vlefshme” ka treguar informatori kosovar. “Por pastaj autoritetet zvicerane më dogjën. Ata bën një gabim të madh dhe nuk e kuptoj ende si mund të ma bënin një gjë të tillë”. 

Sipas dëshmirë së tij të cilën e ka parë televizioni publik zviceran RTS, që raporton Gazeta 10, menjëherë pasi pranuan informatën, autoritetet e Zvicrës dërguan një kërkesë për të konfirmuar tek shërbimi serb në Beograd dhe ky është gabimi.

“Informatori i tregoi emrat e sponsorëve të atentatit. Duke përfituar nga një rrjedhje e informatave, këta të fundit vihen në dijeni menjëherë për kërkesën zvicerane dhe, duke kontrolluar, kuptojnë menjëherë se kush i ka tradhtuar. Unë isha në Prishtinë në atë kohë, gati të udhëtoja për në Serbi për të vazhduar hetimet. Më thirrën nga Zvicra për të më thënë se duhet të kisha kujdes dhe t’i ndërpres të gjitha kontaktet me grupin serb. Unë u tërbova! Zviceranët e prishën gjithçka”, citohet informatori.

Sipas artikullit, agjenti i dyfishtë megjithatë udhëtoi për në Serbi dhe u përpoq t’i bind kriminelët se informacioni nuk vjen prej tij. Përpjekja dështoi. Ai u kërcënua dhe e kuptoi se jeta e tij ishte në rrezik.

Nën mbrojtje në Zvicër

Duke e kuptuar përgjegjësinë e tyre, autoritetet zvicerane më pas i ofruan informatorit mbrojtje dhe strehim në Zvicër bashkë me gruan dhe fëmijët e tij. Në fillim të vitit 2021, informatori u zhvendos me familjen e tij në Zvicrën gjermanofolëse. Ai përfitoi nga programi për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe iu dha një identitet i ri. U intervistua si pjesë e hetimit për Dick Martyn.

“Isha strehuar dhe më jepnin 1000 franga në javë”, thotë ai. “Nuk është shumë duke marrë parasysh faktin që humba gjithçka. Duke më grirë në skarë, ata shkatërruan tridhjetë vjet karrierë”, citohet informatori.

Por problemet nuk u ndalën me kaq.

Pas një kohe, burri nuk i respektoi me përpikëri rregullat e sigurisë të programit për mbrojtjen e dëshmitarëve. Madje ai udhëtoi në një shtet fqinj pa paralajmëruar zviceranët.

“Është e vërtetë që nuk i kam ndjekur të gjitha udhëzimet”, pranon ai. “Por unë kam një vajzë jashtë vendit. Zviceranët më premtuan se mund ta shoh”.

Në fillim të vitit 2022, autoritetet zvicerane vendosën t’i japin fund gjithëçkaje duke e informuar agjentin e dyfishtë se ai nuk do të ketë më të drejtë në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve.

“Në pranverë u largova nga Zvicra. Nuk kisha zgjidhje, pasi më vunë në skarë, zviceranët më hodhën si qen”.

Të kontaktuar nga RTS, autoritetet e larta të sigurisë dhe policië zvicerane nuk kanë dashur ta komentojnë këtë rast.

Sot agjenti i dyfishtë fshihet në një shtet fqinj me Zvicrën. /Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë