10 LIVE

7 të arrestuar nga aksioni “Brezovica 6”

Gazeta10
21 Shtator 2022 - 10:10

Prokurori i Prokruroisë Themelore të Ferizajt, Rasim Maloku, ka thënë se shtatë persona janë arrestuar deri më tani në aksionin “Brezovica 6” i cili po zhvillon në disa lokacione të Prishtinës, raporton Gazeta10.

“Gjykata Themelore në Ferizaj për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellës, sot ka realizuar aksionin “Brezovica” i cili është vazhdimësi i rasteve të mëhershme, ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur 11 lokacione të ndryshme, konkretisht 8 lokacione në qytetin e Prishtinës, 2 në Podujevë dhe 1 në Fushë Kosovë, ku me ç​’rast, janë arrestuar 7 persona të dyshuar dhe të njëjtit me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Dhënia e ryshfetit”,nga neni 422 , “Fajdeja” nga neni 331 dhe “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim.

Aksioni është duke vazhduar dhe pas përfundimit të tij prokuroria do të dal me një komunikatë për media./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.