Gazeta10

Letra e rrallë e Hasan Prishtinës, alarmonte Londrën për rrezikun e kolonizimit serb të Kosovës

Sot mbushen 89 vjet nga vrasja e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Hasan Prishtina. 

Ai u vra në pabesi dhe mizori në qytetin e Selanikut, transmeton Gazeta10. 

Kush ka qenë Hasan Prishtina? 

Hasan Prishtina – u lind më 27 prill 1873, i njohur si Hasan Berisha, Polaci. 

Mësimet e para i pati kryer në vendlindje, teksa kishte vazhduar shkollimin në Gjimnazin Frëng të Selanikut, ndërsa kishte diplomuar në Fakultetitn e Drejtësisë në Stamboll. 

Pas përfundimit të shkollës kishte punuar në Shkup, si pjesë e klubit “Bashkimi”, ku loboi edhe pro shkronjave latine për alfabetin shqip. 

Si ndodhi vrasja? 

Hasan Prishtina u vra në orën 14:00, më 13 gusht të vitit 1933. 

E gjithë ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës Çimisqi – Vogaxhiku, ku vrasësi shtiu me katër plumba në drejtim të Prishtinës. 

Letra e rrallë e Hasan Prishtinës, alarmonte Londrën për rrezikun e kolonizimit serb të Kosovës

Hasan Prishtina – ishte një nga kontributdhënësit më të mëdhenj të çlirimit nga osmanët, të krijimit të shtetit shqiptar dhe, më pas, të çlirimit të tokave shqiptare nën pushtimin serb.  

Kjo më së miri dëshmohet nga një telegram që njohësi i zhvillimeve politike, Fitim Salihu, e ka gjetur në Arkivin e Shtetit në Tiranë, transmeton Gazeta 10.  


Në janar 1921, si kryetar i Komitetit të Kosovës, Hasan Prishtina niste një letër nga Shkodra, shkruar në frëngjisht, drejtuar Ministrisë britanike të Punëve të Jashtme, ku ai listonte disa nga krimet serbe në Kosovë, Dibër e Lumë në periudhën 1918-1920. 


Hasan Prishtina përshkroi vrasjen e 20,000 burrave dhe 1,500 grave në Kosovë, si dhe djegien e 168 fshatarve dhe 4769 shtëpive, duke shtuar se për vetëm tri ditë të fundgushtit 1920 ishin vrarë 250 shqiptarë dhe ishin djegur 7,800 shtëpi në krahinat e Dibrës dhe Lumës. 


Pasi informon për rrezikun e kolonizimit të Drenicës me kozakë vrangelistë-bellogardistë, në fund të telegramit, Hasan Prishtina paralajmëron Foreign Office-in se kolonizimi dhe represioni serb do të provokonin hakmarrjen e shqiptarëve, gjë që, siç thotë ai, “do ta komplikonte situatën në krejt Ballkanin””, thuhet ndër të tjera në telegramin e publikuar nga Salihu. /Gazeta10

NË FOKUS

plagosje
Këta janë dy personat e plagosur sonte në Prishtinë
1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
foto
Dalin pamjet e vjedhjes së makinës së kosovarit në Tale të Lezhës në vitin 2020 (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë