
Në një kampus të shkollës së mesme në Gjilan është arrestuar një i mitur pasi që ka goditur me një mjet të mprehtë- thikë në të mitur mashkull tjetër.
Sipas raportit policorë i dyshuari pas një mosmarrveshje ka goditur viktimen e moshë së mitur, viktima ka pranuar ndihmën e parë ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Zija Shemsiu –Kampusi i shkollave të mesme, Gjilan 03.05.2023-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i moshës së mitur pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur me një mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar të moshës së mitur. Viktima ndihmën e parë e ka pranuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe më pas është dërguar në QKUK Prishtinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policorë.