Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mërgimtari nga Zvicra: Vetëm këtë vit 12 herë kam ardh në Kosovë

Gazeta10
31 July 2023 - 20:31

Mërgimtari me prejardhje nga Gjilani, Ardian Ramadani i cili jeton rreth vite në Zvicër ka rrëfyer në Vera10 në Kana10, momentin e vendimit për tu larguar nga Kosova.

Ai tha se tashmë Zvicëra për të nuk është vend i huaj, dhe se mezi pret të kthehet atje sa herë që largohet, transmeton Gazeta10.

Ardiani ka treguar se vetëm gjatë këtij viti në Kosovë ka ardhur 12 herë, pasi është duke punuar rreth biznesit të tij të ri.

“Rreth 20 vjet në Zvicër. Shumë shpesh vi në Kosovë. Vetëm këtë vit deri tash kam qenë 12 herë në Kosovë. Kësaj here do të rri edhe më gjatë. Jam duke punuar në një biznes. Kam hapur diçka të vogël. Besoj që me kohën do të rri edhe më gjatë këtu.”, tha ai në Vera10.

Mërgimtari ka treguar edhe për përshtypjet e të afërmve të tij mbi vizitat e tij të shpeshta në Kosovë.

“Njerëzit në Gilan zakonisht po më thonë, mos të kanë kthy prej Zvicrës e je tu nejt këtu? Zakonisht vi shumë shpesh, nuk përshendetna edhe aq me të afërmit, sepse e di që vi prapë.”, shtoi tutje ai.

“Dje me një person që jeton këtu, ishim duke pirë dicka edhe shprehi dëshirë me pagu. Edhe më tha, a bën unë sot me pagu se edhe na kemi qef me pagu për dikon. Ai më tha se është disrespekt unë mos me pagu.”, tha Ramadani./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.