Lajme

Sulmohet me granatë dore ndërtesa e Komunës së Zveçanit

Gazeta10
29 Nëntor 2024 - 9:09

Mbrëmë para mesnatës një granatë dore është hedhur në oborrin e Komunës së Zveçanit.

Zëvendrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshan, ka thënë se nga sulmi nuk ka të lënduar, por se është dmëtuar ndërtesa e komunës dhe katër vetura që kanë qenë të parkuara aty afër.

“Mbrëmë para mesnate ka pas një shpërthim që ne dyshojmë se ka qenë granate dore e llojit M-75. E njëjta ka shkaktuar dëme materiale në ndërtesën e komunës së Zveçanit, e po ashtu edhe në 4 vetura që kanë qenë të parkuara aty afër”, ka theksuar Elshani.

Ai ka thënë se Policia është duke e hetuar rastin.“Policia mbetet e përkushtuar që të vazhdoj të ofroj shërbimet ndaj qytetarëve të veriut të vendit”, u shpreh Elshani.

Ky është sulmi i dytë brenda kësaj jave ndaj insitucioneve të Kosovës në veri. Të martën në mbrëmje janë hedhur dy granate dore në oborrin e stacionit policor në Zveçan.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.