Lajme

Hovenier i shoqëruar nga presidentja Osmani festojnë Ditën e Falënderimeve me ushtarët amerikanë që shërbejnë në Kosovë

Gazeta10
29 Nëntor 2024 - 11:41

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka bërë të ditur se kanë festuar Ditën e Falënderimeve bashkë me ushtarët amerikanë që shërbejnë në Kosovë të shoqëruar edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Hovenier ka thënë se është thellësisht falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në Kosovë larg familjeve të tyre dhe që kontribuojnë për një Kosovë të qetë dhe të sigurt.

“Jam mirënjohës që këtë vit e festuam Ditën e Falënderimeve me pjesëtarët e shërbimit amerikan në Kosovë dhe i nderuar që më janë bashkuar Presidentja Vjosa Osmani dhe miqtë tanë kosovarë. Thellësisht falënderues për ushtarët tanë që shërbejnë larg familjeve të tyre, të cilët çdo ditë po kontribuojnë për një Kosovë të qetë dhe të sigurt. Duke ju uruar të gjithëve një festë të lumtur të Falënderimeve!”, ka shkruar Hovenier.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.