Lajme

Rohde dënon sulmin në kanalin e ujit: Thirrje për hetim të plotë – Gjermania e gatshme të mbështesë autoritetet kosovare

Gazeta10
30 Nëntor 2024 - 9:47

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka dënuar fuqishëm sulmin në kanalit e ujit në Zubin Potok.

Ai ka shpërndarë postimi e Shefit të Zyrës së BE’së në Kosovë, Aivo Orav, teksa ka bërë thirrje për hetim të plotë dhe vënien e autorëve para drejtësisë. Ka shtuar se Gjermania është e gatshme të mbështes autoritetet e Kosovës.

“Dënoj fuqishëm sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok që prek komunitetet në mbarë Kosovën. U bëjmë jehonë thirrjeve për hetim të plotë dhe vënien e autorëve para drejtësisë. Gjermania është e gatshme të mbështesë autoritetet kosovare”, ka shkruar Rohde në platformën “x”.

Këshilli i Sigurisë së Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme, në orët e para të mëngjesit, pas shpërthimit të mbrëmshëm.

Në njoftimin e lëshuar nga Qeveria thuhet se Këshilli i Sigurisë ka aprovuar masa shtesë për të forcuar sigurinë rreth objekteve dhe shërbimeve kritike si ura, trafostacione, antena, liqene, kanale etj, dhe se Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të aktivizohen në terren për këtë qëllim.

“Po ashtu është intensifikuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ai ndërkombëtar për të parandaluar sulme të ngjashme në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.