
Një ish-anëtar i forcave ajrore ruse deklaroi për mediat perëndimore se Vladimir Putin i frikësohet një rebelimi të mundshëm prej gjeneralëve të tij.
Gleb Irisov, i cili u largua nga vendi, thotë se e njeh komandantin e ri përgjegjës për luftën kundër Ukrainës, Sergei Surovikin.
Duke folur për Newshour, Irisov tha se Surovikin u emërua për shkak të besnikërisë së tij të thellë ndaj regjimit dhe presidentit rus personalisht.
Irisov tha se ai filloi të kundërshtonte qeverinë e Putin gjatë kohës kur ishte në ushtri, duke vëzhguar neglizhencën që komanda tregonte ndaj ushtarëve të thjeshtë.