Lajme

AAK thërret seancë të jashtëzakonshme: Qeveria e Kosovës ka kaluar çdo kufi me vonesat e për ekzekutimin e pagave

Gazeta10
01 Tetor 2024 - 14:41

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka kaluar çfo kufi me vonesat e për ekzekutimin e pagave.

Tahiri ka thënë se kjo është një shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të njeriut dhe të drejtës themelore për të gëzuar pronën. “Qeveria e Kosovës ka kaluar çdo kufi me vonesat e saj të papranueshme në ekzekutimin e pagave për 80,000 shërbyes publikë.

Ky dështim flagrant është një shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të njeriut dhe të drejtës themelore për të gëzuar pronën. Shërbyesit publikë janë shtylla e vendit tonë dhe mohimi i realizimit të pagave të tyre me kohë është një akt i neglizhencës së rëndë dhe mosrespektimit ndaj qytetarëve, njëherësh shërbyesve civil të Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Postimi i plotë:

Dështimi i Papranueshëm i Qeverisë për Pagesën e Shërbyesve Publikë Qeveria e Kosovës ka kaluar çdo kufi me vonesat e saj të papranueshme në ekzekutimin e pagave për 80,000 shërbyes publikë.

Ky dështim flagrant është një shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të njeriut dhe të drejtës themelore për të gëzuar pronën. Shërbyesit publikë janë shtylla e vendit tonë dhe mohimi i realizimit të pagave të tyre me kohë është një akt i neglizhencës së rëndë dhe mosrespektimit ndaj qytetarëve, njëherësh shërbyesve civil të Kosovës.

Duhet theksuar se ky poashtu është një keqmenaxhim me elemente keqpërdorimi të fondeve publike, një dështim i madh në detyrë, dhe një shkelje e parimeve që duhet të udhëheqin një qeveri të përgjegjshme.

Kjo vonesë shkakton jo vetëm dëme financiare për mijëra familje, por gjithashtu pezullon dhe mohon mundësinë e qasjes në shërbimet dhe të mirat publike, madje edhe në ato esenciale, nga të cilat qytetarët mbështeten çdo ditë. Pasojat janë të rënda, dhe qeveria nuk ka ofruar asnjë llogaridhënie të vërtetë apo zgjidhje.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të qëndrojë duarkryq. Ne do të kërkojmë menjëherë një seancë të jashtëzakonshme plenare të Kuvendit për ta mbajtur këtë qeveri përgjegjëse. Publiku meriton përgjigje dhe ne kërkojmë veprime të menjëhershme për të korrigjuar këtë padrejtësi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.