Lajme

Abbott fillon ta njohë Shqipërinë nga varri i Skënderbeut

Gazeta10
06 Shtator 2024 - 15:48

Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale, për atë që e quan një “kapitull i ri” në marrëdhëniet mes të dyja shteteve.

“Jam këtu për ta ngritur partneritetin tonë në lartësi të reja. Kemi themele të forta kështu që le të ndërtojmë diçka të jashtëzakonshme bashkë”, thotë Abbott. “Siç e dini, ky rajon ma ka fituar zemrën tashmë”, thotë Abbott, duke iu referuar ditëve kur ishte ambasador në Prishtinë. “Dhe Shqipëria është në zemër të këtij rajoni”.

Në video, ambasadori britanik shihet teksa viziton disa vende në Shqipëri, mes tyre edhe varrin e Skënderbeut në Lezhë, por premton se do ta njohë edhe më shumë vendin dhe shqiptarët në muajt në vijim.

Abbott mbërriti në fund të gushtit në Tiranë. Ai zëvendësoi në këtë detyrë Alastair King-Smith. Ai është pjesë e trupit diplomatik të Mbretërisë së Bashkuar që prej vitit 1985. Para se të emërohej në Shqipëri, Abbott ka qenë ambasador në Kosovë nga viti 2019 deri në vitin 2024./A2

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.