Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Abbott: Të papranueshme kërcënimet ndaj atyre që duan të shërbejnë për shtetin

Gazeta10
26 Korrik 2023 - 16:42

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, i ka quajtur të papranueshme kërcënimet që po u bëhen policëve të rinj serb në Kosovë.

72 policë të rinj nga radhët e komunitetet joshumicë kanë nisur punën në fillim të kësaj jave në veri të vendit. 45 nga këta policë janë nga komuniteti serb. Por vetëm pak kohë pas nisjes së detyrës, ndaj tyre nisi një fushatë linçuese nga përdorues serbë të rrjeteve sociale. Ndaj fushatës linçuese kanë reaguar krerët institucionalë e ndërkombëtarë.

Abbotti u është bashkuar reagimeve të mërkurën pasdite.

“I ndaj plotësisht këto shqetësime. Është e rëndësishme që Policia e Kosovës të reflektojë diversitetin e Kosovës dhe të jetë në gjendje t’u shërbejë të gjitha komuniteteve. Frikësimet dhe kërcënimet ndaj atyre që duan të kontribuojnë për shtetin e tyre, janë të papranueshme”, ka shkruar ai duke shpërndarë reagimin e shefit të EULEX-it, që reagoi një ditë më parë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.