Lajme

Abdixhiku me porosi të qartë: Mbani duart larg familjes, LDK nuk ju lejon

Gazeta10
14 Nëntor 2024 - 20:58

Kryetari i Lidhjes Demokrazike të Kosovë, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar mesazh Ministrisë së Arsimit, lidhur me doracakët për Edukatë Seksuale.

Nga “Turneu i Ndryshimit” në Shtime, Abdixhiku ka dërguar mesazh siç është shprehur ai “tek ata që kanë menduar ti fusin duart e tyre tek familjet kosovare”.

“Ata që konsiderojnë eksperimente sociale me fëmijët tanë nëpër shkolla, e që promovojnë të pazakonshmen mes pasurisë sonë më të madhe kombëtare – vet familjes kosovare! Mbani duart larg FAMILJES! Mbani duart larg FËMIJËVE! LDK nuk ju lejon. LDK nuk ju toleron! Populli i Kosovës, nuk ju lejon!”, është shprehur Abdixhiku

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.