Lajme

Abdixhiku në Lipjan, Ahmeti ia tregon nënkalimin dhe parkingun e ri të qytetit

Gazeta10
15 Janar 2025 - 17:05

Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër i LDK-së, ka qenë sot për vizitë në Lipjan, ku bashkë me të ishte edhe kryetari i këtij qyteti, Imri Ahmeti.

Në një postim në Facebook, Ahmeti ka thënë se vizituan nënkalimin dhe parkingun e ri të qytetit – një projekt i financuar tërësisht nga Komuna, që ka lehtësuar dukshëm trafikun dhe parkimin në qytet.

“E informova për këtë projekt dhe ndava planet tona për ndërtimin e një parku të ri dhe vazhdimin e sheshit në atë zonë”.

“Gjithashtu, së bashku me kryetarin Abdixhiku, vizituam biznesin “LigaSteel,” një investim amerikan që ka krijuar rreth 200 vende pune”, ka thënë Ahmeti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.