Lajme

Abdixhiku: Secila degë e jona anekënd vendit është e organizuar dhe e gatshme për fitoren e madhe

Gazeta10
08 Janar 2025 - 18:29

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim kryetarët e degëve të kësaj partie. Kreu i LDK-së njoftoi se takimi ndodhi si “konfirmim i përbashkimit, fuqisë, gatishmërise dhe vizionit tonë për ndryshimin e madh që do ta sjellim me 9 shkurt.”

Kandidati për kryeministër i LDK-së theksoi organizimin dhe gatishmërinë “për fitoren madhe”.

“Secila degë e jona anekënd vendit është e organizuar dhe e gatshme për fitoren tonë të madhe. Energjia jonë buron nga mobilizimi i madh qytetar që po na përcjell në secilin aktivitet tonin, me njerëz të ri që po i bashkohen vizionit tonë për ndryshim – çdo ditë, në çdo fshat e në çdo qytet!” – tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.