
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, Agnesë Kastrati-Bucolli ka thënë se gratë kanë një rol të jashtëzakonshëm në ndërtimin e shoqërisë dhe në përballimin e sfidave të përditshme.
“Vlera e grave nuk matet vetëm me punën që ato kryejnë, por edhe me dashurinë, durimin dhe mençurinë që sjellin në çdo aspekt të jetës sonë”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Në Poklek të Vjetër, te familja Kluna, mora mbështetjen nga ato që ofrojnë më së shumti mbështetje 🤝, por që njëkohësisht kanë nevojë për mbështetje më shumë se të tjerët, gratë e nderuara.🌸
Gratë kanë një rol të jashtëzakonshëm në ndërtimin e shoqërisë dhe në përballimin e sfidave të përditshme 🌍.
Ato janë shtylla kryesore e familjes 🏠 dhe shpesh përballen me barrën më të madhe, qoftë si kujdestare, edukatore apo udhëheqëse në fusha të ndryshme 📚👩💼, por tek ne, sidomos në trevat tona të Drenicës heroike, ishin shembull i pashoq i rezistencës e i sakrificës deri në vetmohim për atdhe 🇦🇱✊.
Vlera e grave nuk matet vetëm me punën që ato kryejnë, por edhe me dashurinë ❤️, durimin 🙏 dhe mençurinë 🧠 që sjellin në çdo aspekt të jetës sonë.
Një shoqëri e fortë dhe e drejtë ndërtohet kur respektohen dhe vlerësohen rolet e tyre, duke u ofruar mundësi të barabarta ⚖️ dhe mbështetje për t’i realizuar potencialet e tyre të plota 🌟.
#PDK131
#BedriHamza1
#memlikrasniqi2
#agnesëkastratibucolli98