Lajme

Ahmeti: Marrëveshja me Serbinë, Kurtin do ta kthejë në politikan të zakonshëm

Gazeta10
13 Shkurt 2023 - 21:21

Marrëveshja finale Kosovë-Serbi, do ta kthej në politikanin e zakonshëm, kryeministrin Albin Kurti, thotë Arben Ahmeti, Komentator politik.

Ahmeti në Politiko u shpreh i bindur se Kurti nuk do ta nënshkruajë zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Marrëveshja me Serbinë, nuk e vdes politikisht Kurtin, por e kthen në politikanin e zakonshëm”, tha Ahmeti, shkruan Gazeta10.

“Sot Kurti e ka bojkotuar debatin. Nuk u kthye më në seancë. Kosova nuk i ka ditët, fuqinë e as potencialin sesa të pranojë kompromise të dhimbshme, dhe mbi bazën e atyre të mos mungojë mbështetja e ndërkombëtarëve, dhe t’i kthehemi realitetit. Kurti sot dukej politikan i zakonshëm, që për mua është i mirëseardhur. Marrëveshja me Serbinë, nuk e vdes politikisht Kurtin, por e kthen në politikanin e zakonshëm. E kthen në partinë e zakonshme, pra nuk ja krijonë atë frymën e 51%. Nga miti e ç’mitizon. Edhe qeverisja aktuale është duke e ç’mitizuar”, tha Ahmeti.

Ai tha se brenda partisë së Kurtit ka dëshmorë, njerëz që i kanë humbur gjymtyrët e kanë mbajtë burg pikërisht për ta kundërshtuar marrëveshjen e Asociacionit.

“Organizata për ta është mbi qeevrinë e mbi grupin paralamentar. Organizata është mbi të gjitha mekanizmat tjerë. Brenda VV-së ka dëshmorë kundër Zajednicës, ka njerëz që i kanë dhanë gjymtyrët kundër Zajednicës, ka njerëz që kanë majtë burg kundër Zajednicës. Brenda kësaj organizate do të ishte problem me fut Zajednicën, atëherë do të ndodhte “vdekja politike” e Kurtit, sepse atëherë do të mbetej pa VV-në”, theksoi Ahmeti në Politiko./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.