Lëvizja Vetëvendosje ka marrë vendim për të bojkotuar hapur emisionet e televizioneve në T7, Klan Kosova dhe RTV Dukagjini gjatë gjithë periudhës së fushatës elektorale.
Drejtori i Kanal10, Arben Ahemti ka sqaruar se media të cilën e udhëheqë nuk gjendet në listën e bojkotit të VV-së.
Ai shpreson se Vetëvendosje do të vijë në debatet me partitë politike në Kanal10.
Ahemti në emisionin “Adresa” në Kanal10, ka thënë se vendimi i Vetëvendosjes për mospjesëmarrje është taktik dhe do ta arsyetojnë mos prezencën në
Klan Kosova, T7 dhe Dukagjin, për shkak pronësisë së këtyre mediave nga njerëz të fuqishëm të biznesit dhe që VV u referohet si oligarkë.
Ahemti në të njëjtën kohë u ka bërë thirrje kolegëve që mos të shndërrojnë këtë veprim të VV-së në përpjekje për të treguar paanshmëri sepse sipas tij, disa prej këtyre mediave kanë qenë ‘puthadorë’ të Albin Kurtit dhe tash nuk mund të shndërrohen në kritikët më të mëdhenj, për dallim nga Kanal10 që gjithmonë ka ruajtur konsistencën dhe profesionalizimin në raport me pushtetin dhe cilën do parti tjetër politike. /Gazeta10/