Kronika e Zeze

Aksident mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, një i lënduar

Gazeta10
14 Janar 2025 - 16:27

Një aksident trafiku mes tri automjeteve ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se një person ka mbetur i lënduar.

“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.