Kronika e Zeze

Aksident në Dubravë të Suharekës, pesë persona të lënduar

Gazeta10
02 Janar 2025 - 18:25

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Dubravë të Suharekës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se në aksident janë të përfshira dy automjete, ndërsa aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00.

”Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar edhe dëme materiale…Policia e trafikut kanë dalë në vendngjarje dhe kanë menaxhuar me aksidentin”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.