Kronika e Zeze

Aksion i madh i Prokurorisë Speciale, konfiskohen para e vetura, arrestohen 20 persona

Gazeta10
27 Nëntor 2024 - 11:39

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, është zhvilluar aksion nga hetuesit e Drejtorisë për Hetim të Krimeve Kibernetike në Policinë e Kosovës.

Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar 14 lokacione në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë, si dhe janë arrestuar 20 persona të dyshuar se kanë kryer veprat penale: “Hyrja e paautorizuar kompjuterike” dhe “Mashtrim”.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar prova relevante si: 120 mijë euro para të gatshme, pesë vetura, rreth 30 kompjuterë, rreth 30 telefona, pajisje memorizuese, dokumente dhe provas relevante për rastin.

Prokuroria ka bërë të ditur se gjithashtu janë ngrirë mjete financiare nëpër banka në Kosovë dhe prona të paluajtshme.

Në zbatimin e planit operativ kanë marrë pjesë rreth 120 zyrtarë policorë (DHKK, DHKEK, DHKOKR, DHTN, DHTNj, DKT, NjSO, NjRSh, dhe Krimteknika).

Gjithashtu, në operacion kanë marrë pjesë edhe zyrtarë gjermanë, prokurorë dhe zyrtarë policorë.

“Me urdhër të prokurorit nga Prokuroria Speciale, 10 të dyshuar dërgohen në mbajtje për 48 orë, ndërsa 10 të dyshuar të tjerë lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
07 Dhjetor 2024

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.