Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, i kontaktuar nga emisionin “Raport” në Kanal10 ka dhënë detaje për aksionin anti-drogë që është zhvilluar sot në Pejë.
Ai ka njoftuar për një aksion anti-drogë që është zhvilluar sot në Pejë e ku janë sekuestruar 1 mijë kilogram drogë.
Nikçi ka thënë se vlera e drogës së sekuestruar shkon në 5 milionë euro.
“Është konfiskuar mbi 1 ton drogë e cila kap vlerën mbi 5 milionë euro dhe gjithashtu është arrestuar një person dhe gjashtë të tjerë janë në kërkim për momentin dhe janë duke u ndërmarrë hetime intensive në mënyrë që të identifikohen edhe persona të tjerë”, ka thënë Nikçi. /GAZETA10/