Arbër Gecaj, Unioni Demokratik Studentor përmes një lidhje direkte në Politiko ka kritikuar drejtuesit e Parlamentit Studentor se ka qenë e përfshirë politikisht në protestën e organizuar sot kundër Asociacionit.
Gecaj akuzoi Bleon Bekën nga Parlamemnti Studentor për përfshirjen e partisë në pushtet, Vetëvendosje në organizimin e marshiit ta sotëm, shkruan Gazeta10.
“Ne jemi ftuar edhe zyrtarisht nga Parlamenti Studentor përmes një e-maili. Pas një diskutimi të brendshëm me strukturat tona, kemi mendu se për shkak se është një çështje delikate, kemi mendu të mos ngutemi me veprime e aq më shumë kur edhe sot që është pa nga protesta, se më shumë i ka ngjarë një marshi apo protestë të orgaizuar nga një parti politike, sesa një marshii paqësor, e pavarur nga politika dhe me flamujt shtetëror”, tha Gecaj.
Por, këto deklarata të Gecajt i ka kundërshtuar Beka duke thënë se edhe partitë politike kishin ftesë për gtë marrë pjesë në protestë, por që të njëjtat nuk i janë përgjigjur.
Beka madje ka hedhur akuza ndaj Gecajt, se organizata që ai drejton gëzon mbështetjen e PDK-së.
Video e plotë e përplasjes: