Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Albin Kurti e ka ëndërr me u bë si Hashim Thaçi” / “Ai e do të kundërtën” – Debat i ashpër në “Adresa”

Gazeta10
24 Janar 2025 - 0:17

Një debat i ashpër është zhvilluar mes panëlistëve në emisionin “Adresa” në Kanal10, teksa po diskutohej për marrëdhëniet e Albin Kurtit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sa është i gatshëm Kurti që të arrijë marrëveshjen me Serbinë. 

“Çka po kërkon nga Albin Kurti, më u bë si ata?”, ka thënë Blerim Gashi, referuar pushteteve të kaluara.

Ndaj kësaj deklarata ka reaguar Arben Ahmeti duke thënë se “Albin Kurti ëndërr e ka me u bë si Hashim Thaçi”.

“Ëndrra e Albin Kurtit është pikërisht e kundërta e Thaçit, nuk vuan ai me u bë si Thaçi”, tha Gashi.

“Hashim Thaçi është themelues i shtetit të Kosovës”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta10/

Për më shumë ndiqeni debatin: 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.