
Në Maqedoninë e Veriut sot janë mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale.
Nga rezultatet e tanishme, partia VMRO-DPMNE prite të shpallet fituese e këtyre zgjedhjeve.
Edhe garën pre president duket se e ka fituar kjo parti.
Profesori universitar, Murat Aliu i druhet ardhjes në pushtet të VMRO-s e cila njihet si parti me e afërt me Serbinë, raporton gazeta10.
Ai në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 ka thënë se janë shqetësuese deklaratat e e kandidates për presidente Grdana Siljanovska-Davkovka, e cila ka thënë se me ardhjen e saj në krye të Maqedonisë do të kërkojë themelimin e një Tribunal Special për ngjarjet e vitit 2021 në këtë shtet.
Aliu ka thënë se tek shqiptarët ekziston një lloj frike nga këto deklarata.
“Ekziston një frikë tek shqiptarët se mos rikthehen tek 10 vjeçari i Gruevskit”, ka thënë Aliu. /Gazeta10/