Lajme

Ambasada amerikane: DASH po punon me Kosovën për të luftuar korrupsionin

Gazeta10
07 Dhjetor 2024 - 11:08

Në prag të fillimit të Javës Kundër Korrupsionit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka thënë se Departamenti Amerikan i Shtetit po punon me Kosovën, për të forcuar hetimin dhe luftimin e korrupsionit.

Në postimin e ambasadës thuhet se korrupsioni minon demokracinë, nxit paqëndrueshmërinë dhe kërcënon sigurinë globale.

“Departamenti Amerikan i Shtetit po punon me partnerë anembanë globit, përfshirë Kosovën, për të forcuar hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit, promovimin e transparencës dhe fuqizimin e shoqërisë civile dhe mediave të pavarura për të ekspozuar korrupsionin dhe për të avancuar reformat. #Java Kundër Korrupsionit”, thuhet në postim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 Janar 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.