Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasada e Francës e konfirmon për Kanal10: I kemi rekomanduar Qeverisës së Kosovës dërgimin e draft-statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese

Gazeta10
10 Maj 2024 - 15:00

Kosova nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Ky komitet do të mblidhet më 16 maj në Strasburg.

Franca dhe Gjermania kanë kërkuar kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës ka thënë se nuk pranon që këto dy çështje të lidhen me njëra-tjetrën.

Ambasada e Francës në Prishtinë në një përgjigje për Kanal10, ka konfirmuar se i kanë rekomanduar Qeverisë së Kosovës që të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit.

“Ky statut është miratuar plotësisht nga vendet që mbështesin dialogun të udhëhequr nga BE”, thuhet në përgjigjën e ambasadës, duke shtuar se ku draft-statut ofron deri tani bazën më të mirë dhe të vetme për krijimin e Asociacionit.

“Dërgimi i draft statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese për interpretim do të dërgonte një sinjal të fortë të përkushtimit të Kosovës për të përmbushur këtë çështje dhe do të demonstronte më tej përkushtimin e Kosovës për të drejtat e pakicave, që është një nga shtyllat e Këshillit të Evropës, dhe do të ishte prandaj një hap i mirëpritur për të siguruar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, thuhet në përgjigjën e Ambasadës së Francës për Kanal10. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.