Gazeta10

Ambasadori Hill me porosi për Kurtin e Vuçiqin, ide e mirë që Asociacioni do të shtrohet në tavolinën e bisedimeve

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill në një intervistë për televizionin publik serb, ka thënë se është optimist për epilogun e bisedimeve pas takimit që do të ndodhë javën e ardhshme me Kurtit dhe Vuçiq, me gjithë rritjen e tensioneve kohëve të fundit. 

“Sigurisht që kohët e fundit kemi vërejtur një rritje të tensioneve. Mendoj se është e rëndësishme të kuptojmë se ne presim disa takime të rëndësishme nën ndërmjetësimin e BE-së dhe zotit Lajçak tashmë javën e ardhshme. Në një farë mase, ju duhet të shikoni mundësitë dhe të keni besim në ato bisedime kundër këtyre tensioneve në rritje. Personalisht, mendoj se kemi më shumë arsye për optimizëm sesa për pesimizëm”, citohet të ketë thënë ai.

Njeriu i parë i amerikanëve në Beograd kërkoi që të gjitha palët duhet ta frenojnë pak retorikën e tyre sepse “pati disa fjalë të ashpra, që nuk i ndihmojnë shumë këtij procesi”.

Ambasadorit iu përmenden edhe deklaratat e Kurtit për luftën që i dha në disa media, si dhe fjalët propaganduese të Vuçiqit, që tha se “Prishtina po planifikon vrasjen e serbëve në veri”. Hill tha se lloj atmosfere nuk ndihmon kurrë për optimizëm, por se për takimin e ardhshëm ka shumë përgatitje, prandaj edhe beson në përparimin e procesit.

Ambasadori amerikan komentoi edhe deklaratat e bashkëkombasit të tij, emisarit Gabriel Escobar, i cili ka thënë se tema e Asociacionit duhet të jetë temë diskutimi më 18 gusht – kur takohet Kurti e Vuçiq. “Mendoj se zoti Escobar ka vënë në dukje një pikë shumë të rëndësishme. Meqenëse Asociacioni është parashikuar që në fillim të gjithë këtij procesi, është mirë t’u kujtojmë të gjithëve se duhet të jetë në rendin e ditës dhe se duhet gjetur një qasje për të” ka thënë ai.

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë