Enlirat Duraku, nga Oda e Infermierëve të Kosovës, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është i bindur që ish Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje shkaku i presionit nga ZKM’ja ose Dejona Mihali.
“Në takimin që na priti si Sindikatë e Infermierëve tekstualisht patë deklaru që nuk mundet momentalisht të n’a ndihmoj sepse “ as vetë nuk po e di se ku po shkeli”, ka shkruar ndër të tjera Duraku.
Postimi i plotë:
𝐈 𝐛𝐢𝐧𝐝𝐮𝐫 𝐪ë 𝐏𝐫𝐨𝐟. 𝐑𝐢𝐟𝐚𝐭 𝐋𝐚𝐭𝐢𝐟𝐢, 𝐢𝐬𝐡-𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐢 𝐒𝐡ë𝐧𝐝𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐬ë 𝐤𝐚 𝐝𝐡ë𝐧ë 𝐝𝐨𝐫ë𝐡𝐞𝐪𝐣𝐞 𝐩ë𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐤 𝐭ë 𝐩𝐫𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐙𝐊𝐌 𝐨𝐬𝐞/𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐞𝐣𝐨𝐧𝐚.
Kur njeriu kthehet në restrospektivë dhe mundohet t’i kujtojë veprimet, punët apo edhe fjalët, gjenë një mal me informacione të cilat në një moment të caktuar janë dukur të parëndësishme.
Në takiminin që na priti si Sindikatë e Infermierëve tekstualisht patë deklaru që nuk mundet momentalisht të n’a ndihmoj sepse “ as vetë nuk po e di se ku po shkeli “.
Sidoqoftë e falenderoj për pritjen, sinqeritetin dhe profesionalizmin e lartë.