Rina nga komuna e Prishtinës është ankuar për Aeroportin e Prishtinës pasi që vëllau i saj me sëmundjen e autizmit nuk mund të udhtoj pasi që nuk ka një vend të posaçëm.
Rina ka telefonuar në “Adresa e ankesave” me Arben Ahmetin në Kanal10, ku ka treguar në detaje se ajo nuk mund të udhtojn në vendet e ndryshme pasi që për shkak të sëmundjes pasi që në vendet e ndryshme të botës ekziston një e till.
“Unë e kam një vëlla i cili vuan nga sëmundja me autizëm edhe nuk mund të shkoj të udhtoj pasi që në Aeroporin e Prishtinë nuk ekziston një vend i posaçëm për ta dhe e kam të vështirë, të gjithë Aeroportet në vendet e ndryshme e kanë por tek ne jo”, është shprehur qytetarja.