Lajme

Antonello de Riu për praninë e Kanal10 në Veri: “E mbështes, një vesh më shumë për qytetarët atje”

Gazeta10
25 Shtator 2024 - 14:03

Para pak ditësh është realizuar në veri emisioni “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, me ç’rast kishte ‘trazuar’ një pjesë të medieve dhe shoqërisë civile në Serbi të cilët e kanë quajtur si provokim.

Lidhur me këtë, Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu ka komentuar reagimet për debatin që ishte realizuar në veri në kuadër të emisionit “Politiko”.

De Riu në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se mbështet praninë e mediave në veri pasi që mund të ndikojnë në integrimin e etnive në Kosovë.

“E mbështes punën tuaj dhe hapjen e zyrës së fundmi në Mitrovicë dhe konsiderojë që puna juaj, ju si gazetar sigurisht se mund të keni më shumë qasje me popullsinë vendore, në krahasim me qasjen që mund ta kenë politikanët, ku nganjëherë nga palët e ndryshme ekziston mosbesimi ndaj politikanëve dhe kjo mund të pengojë, mund të mënjanojë që të ketë një kontakt më të madh. Ndërsa, roli i rëndësishëm i gazetarit është që të paraqesë para publikut realitetin e vërtetë edhe për të adresuar qeverinë drejt aksioneve të caktuara që nuk kanë të bëjnë vetëm me konfirmimin e sovranitetit dhe rendit publik, që këto natyrisht se janë thelbësore, absolutisht jam dakord. Por, edhe për të dëgjuar, pra është edhe një vesh më shumë për të kuptuar se cilat janë nevojat e popullsisë vendore”, ka thënë ambasadori italian.

Tutje De Riu ka thënë se prania e medieve në veri do të ndikojë edhe më shumë në integrimin e etnive në Kosovë.

“Unë kam qenë në katër komunat në veri dhe kam parë se ka shumë gjëra për të bërë, ka shuam gjëra që duhet të zgjidhen dhe jam i bindur se për të përmisuar gjendjen ekonomike të popullsisë në veri që ekziston një dallim në mes jugut dhe veriut duke filluar nga Prishtina, mendojë se kjo prani mund të ndikojë që të bëhet një integrim më i madh në mes të etnive në Kosovë”, është shprehur ai. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.