Lajme

Arbeni Gashi thotë se ekipit garues të VV-së në zgjedhje u janë ndalë të gjitha paraqitjet: Ky është Albin Kurti

Gazeta10
09 Janar 2025 - 18:05

Arben Gashi i LDK-së ka thënë se ekipit garues të VV-së në zgjedhje u janë ndalë të gjitha paraqitjet televizive.

Kandidati për deputet ka thënë se VV i ka ikur debatit në parlament, në interpelanca nuk është paraqitur dhe i ka “paralizuar” komisionet hetimore parlamentare.

“Në Parlament i ik debatit. Në interpelanca nuk paraqitet. Komisionet hetimore parlamentare i paralizon. Debateve televizive iu shmanget. Dhe së fundmi, i paska ndaluar gjithë ekipin garues të LVV-së që të mos paraqiten askund.”

Sipas tij për VV “llogaridhënia parlamentare nuk duhet të bëhet; hetimi parlamentar duhet të ndalohet, sepse i nxjerr në pah Martinat, Ngagipat, Rozetat – hajnat që fshihen pas skemave të tij; debati parlamentar dhe televiziv ia zbardh përgjegjësinë e dështimeve”.

Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për ndryshim.

“Ky është Albin Kurti dhe kjo është qeverisja e tij 4-vjeçare. Tashmë është e qartë: Kosova ka nevojë për ndryshim! Koha është për veprim – bëhu ndryshimi!”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.