Lajme

Arifi tregon ballafaqimin e parë me gruan e tij në Suedi: Burri del deri n’2 të natës, unë s’mundem

Gazeta10
02 Tetor 2024 - 18:24

Gjatë ditës së djeshme u zyrtarizua koalicioni i “Lista për Familjen”, me dy parti tjera, pjesëmarrës të së cilës janë edhe dy ish deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Lidhur me këtë po diskutohet në emisionin “Raport” në Kanal 10.

Rushit Arifi, mjek në Suedi ka thënë se në panelin kur u zyrtarizua kjo parti, të gjithë ishin burra.

Ai ka treguar një rast kur ishte ballafaquar me mungesën e të drejtave të grave në shoqërinë shqiptare.

“Mua me ka rënë në sy dje ai paneli kur u shfaq kjo partia e re “Lista për Familjen”, krejt burra. Unë kam parë veç burra, në parim unë hezitoj me fol për të drejtat e grave, gratë duhet me fol për të drejtat e tyre. Ballafaqimi jem i parë me mungesën e të drejtave të grave në shoqërinë tonë  ka qenë para 30 viteve, kur kam shkuar në Suedi. Një suedez me ka pyetur ‘a i ka gruaja jote të gjitha të drejta’?, thash po, pastaj e pyeti gruan time, ‘a i ke të gjitha të drejtat’? Ajo tha jo more nuk i kam, burri im mundet me dal deri në ora 2 të natës ndërsa unë nuk mundem. Prandaj mendoj se grat duhet që të flasin për të drejtat e tyre”, ka thënë Arifi. /Gazeta 10/

Për më shumë ndiqeni videon: 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.