Duhet Lexuar

Arratiset një i burgosur nga Dubrava

Gazeta10
12 Shtator 2023 - 11:55

Një i burgosur është arratisur nga Qenda Korrektuese në Dubravë.

 Personi i arratisur në Qenda Korrektuese në Dubravë ishte i caktuar në një vend punë në ruajtjen e bagëtive të fermës në qendër.

Për largimin e tij është lëshuar letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se i dënuari K.B është larguar nga Pavijoni i Gjysmëhapur i Qendrës Korrektuese të Dubravës. I njëjti ishte  caktuar me vendpunim në ruajtjen e bagëtive të fermës së qendrës. I njëjti ishte i dënuar me tri vite burgim dhe do të lirohej më, 16.12.2024. Për largimin e tij është lëshuar letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia”, kanë njoftuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.