Kronika e Zeze

Arrestohet një 22-vjeçar i dyshuar për vjedhje në një lokal në Vushtrri

Gazeta10
21 Janar 2025 - 12:33

Vushtrri- F.A (22-vjeçar) është arrestuar nën dyshimin se ka kryer vjedhje të rëndë në një lokal në Vushtrri.

Në njoftimi ne Policisë, thuhet se i dyshuari u identifikua dhe arrestua si rezultat i veprimeve të shpejta operative e hetimore, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Arrestimi i të dyshuarit F. A., 22 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, është realizuar mbi dyshime te arsyeshme dhe provave të sigurua se gjatë natës së datës 20 janar 2025, në sheshin ‘’Hasan Prishtina” në Vushtrri, ka kryer veprën penale vjedhje e rendë ku cak i kësaj vjedhje ishte një lokal”, thuhet në njoftim.

Ndërsa bëhet e ditur se pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.