Gazeta10

Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje, policia i gjenë armë në shtëpi

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar për dhunë në familje.

Të njëjtit i është gjetur në posedim një armë pa leje përkatëse. Policia gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i ka gjetur dhe konfiskuar  një armë zjarri pistoletë M57 me një karikator dhe tetëdhjetë e tetë (88) copë fishekë të kalibrit 7.62mm.

I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Me datën 10.07.2024 njësiti i hetimeve të Stacioni Policor në Partesh gjatë hetimit të një rasti të dhunës në familje, përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se i dyshuari M.J. (viti i lindjes 1957, mashkull kosovar) është në posedim të një arme pa leje përkatëse. Me leje të Prokurorit të Shtetit është realizuar kontrolle në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provës materiale për gjykatën një (1) armë zjarri pistoletë M57 me një karikator dhe tetëdhjetë e tetë (88) copë fishekë të kalibrit 7.62mm. I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll

të pa autorizuar të armeve dhe municionit’’, thuhet në njoftim.

NË FOKUS

askk
Ky është numri i banorëve për secilën komunë të Kosovës
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 46 vjeçare, dyshohet se shkaktar ishte nxehtësia
drita
Vdes aktorja e humorit Drita Duraku
faton
“Më është bërë zullum”- Faton Hajrizi shfaqet me një video, tregon arsyen e arratisjes nga burgu i Smrekonicës
faton
Faton Hajrizi lajmërohet sërish nga arratia, Sveçlës ia shan mbiemrin dhe i vë bast: Kurrë nuk mundesh me më kapë
ylli
Zbulohet vajza misterioze në krah të Ylli Limanit
vd
Vdes e reja nga Prishtina, vuante nga një sëmundje e rëndë