Kronika e Zeze

Arrestohet një person që dyshohet se mori kredi përmes dokumenteve false

Gazeta10
27 Nëntor 2024 - 15:09

Policia ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për mashtrim.

Ai dyshohet se duke ju siguruar dokumente dhe kontrata pune të falsifikuara tre personave, kanë mashtruar duke marrë kredi në një bankë.

“Rasti është raportuar në muajin mars të këtij viti, ku dyshohet se personi i arrestuar, duke ju siguruar dokumente e kontrata pune të falsifikuara, tre personave, në bashkëpunim me ta  kanë mashtruar duke marrë kredi në një bankë.”

“Ndërkohë që hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale, personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.