Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Vërmicë, nën dyshimin se po kontrabandonte dy shtetase të Tajlandës.
Sipas policisë, tajlandezet nuk kishin dokumentacionet përkatëse me vete.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që në veturën e tij kishte dy femra shtetase të Tajlandës pa dokumentacion përkatës dhe dyshohet si ishin duke u kontrabanduar nga i dyshuari. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.