Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrihet një marrëveshje reciprociteti mes Kosovës dhe Malit të Zi

Gazeta10
04 Shkurt 2025 - 15:59

Nga sot vendimet e lëshuara nga Gjykatat e Republikës së Kosovës në çështjet civile dhe komerciale mund të njihen dhe ekzekutohen në Malit të Zi dhe anasjelltas.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Krijohet reciprocitet në mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore në çështjet civile dhe komerciale.

Nga tani e tutje vendimet e lëshuara nga Gjykatat e Republikës së Kosovës në çështjet civile dhe komerciale mund të njihen dhe ekzekutohen në Malit të Zi dhe anasjelltas.

Ky është një zhvillim i rëndësishëm që do të mundësojë një rrjedhë më të lehtë të njohjes dhe ekzekutimit të vendimeve të gjykatave të Kosovës, duke përmirësuar bashkëpunimin juridik dhe duke ndihmuar në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare në këtë fushë ndërmjet dy shteteve në fjalë” thuhet në njoftimin e Haxhiut.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.