
Analisti politik, Arton Demhasaj, në “Adresa” komentoi kandidaturën e Bedri Hamzës për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.
Demhasaj tha se kandidatura e Hamzës mund të konsiderohet strategjike por që ai nuk e sheh si strategji të qëlluar sepse Bedri Hamza ishte kandidat për kryeministër në zgjedhejt e 9 shkurtit dhe nuk arriti me iu afru shumë partisë së parë, asaj të Vetëvendosjes.
Ai gjithashtu tha se Bedri Hamza hyn në zgjedhje i lënduam sepse i ka humbur një parë zgjedhje.
“Mund të konsiderohet strategjike por nuk po e shoh si strategji të qëlluar, për arsye sepse Bedri Hamza ishte kandidat për kryeministër në zgjedhejt e 9 shkurtit. Megjithatë nuk arriti njifar mënyre me iu afru shumë partisë së parë, që është Lëvizja Vetëvendosje. E po ashtu duke marrë parasysh që Bedri Hamza ishte edhe kryetar komune në Mitrovicë dhe normalisht nuk është që ka pas një qeverisje shumë të mirë dhe shumë efektive në Mitrovicë nga Bedri Hamza. Edhe pastaj pasoi Arian Tahiri si pasues i tij, ku Albin Kurti me Vetëvendosjen, me Faton Pecin e mujtën në Mitrovicë, kështu që Bedri Hamza është nji njeri që në fushën e tij, mendoj që e zotëron dhe nuk besoj që ka ndoshta shumë njerëz që e zotërojnë fushën e tij financiare si Bedri Hamza. Mirpo tash në garë Bedri Hamza hyn shumë i lëndum se një parë zgjedhej i ka humb “, shtoi tutje Demhasaj./]Gazeta10
Deklarata e tij e plotë: