Agjencia Shtetërore e Malit të Zi ka konfirmuar se që nga mbrëmja e djeshme, shteti është nën sulme kibernetike.
Sipas mediave në Mal të Zi, që citojnë Agjencinë Shtetërore të Intelegjencës, pas këtij sulmi qëndrojnë shërbimet e koordinuara ruse.
Hetimet ende po vazhdojnë për t’i mësuar nga ku po sulmohen serverët qeveritarë dhe si pasojë e sulmit, sistemi fiskal i pagesave është jashtë shërbimit.