Lajme

Avokati fajëson Qeverinë e Kosovës: Ishte spektatore dhe aspak mbështetese për rastin e arrestimit të Hasan Dakajt

Gazeta10
06 Janar 2025 - 8:11

Mbrëmë, avokati Xhevdet Smakiqi bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale lirimin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hasan Dakaj, nga paraburgimi njëvjeçar në Serbi.

“Kam qenë i nderuar të jem mysafir në familjen Dakaj nga Korisha e Prizrenit për të festuar këtë lajm të gëzueshëm. Hasan Dakaj është liruar pas një viti nga kidnapimi i shtetit antidemokratik të Serbisë,” shkruan avokati.

Ai falënderoi familjen Dakaj për besimin e treguar ndaj tij për mbrojtjen e interesave juridike të familjes dhe shtoi se procedurat ligjore dhe mbulimi i shpenzimeve ishin përballuar vullnetarisht nga bashkëfshatarët e Korishës.

Smakiqi kritikoi pasivitetin e Qeverisë së Kosovës në këtë rast.

“Pa dëshiren time duhet te thekësojme se Qeveria e Kosoves ishte pasive spektatore dhe aspak mbështetese per rastin e Hasan Dakaj. Te gjitha procedura ligjore mbulimi i shpenzimeve proecudarale ishin barrë vullnetare e bashkëfshatarëve te Korishes”, ka shkruar ai.

Në fund, avokati shprehu dëshirën që të lirohen të gjithë ish-pjesëtarët e UÇK-së të mbajtur në burgjet serbe, si dhe liderët dhe të paraburgosurit në Hagë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.