Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person dyshohet se ka vrarë të birin 31-vjeçar.
Siç raportojnë mediat e huaja, vrasja e rëndë me thikë ka ndodhur më 14 qershor, ku pas një debati për enët e palara, i dyshuari Timothy Ray Lisby, u përlesh me djalin e tij Christopher Allen, ku gjithçka më pas përfundoi tragjikisht.
“Tim kishte një lugë në dorë dhe ai po godiste Chrisin me të dhe ai më bërtiti ‘Jeremy merre lugën’ dhe unë e bëra. Pastaj Tim vrapoi në kuzhinë dhe mori diçka me shkëlqim dhe të mprehtë dhe e përplasi në gjoksin e Chris-it aq fort sa mundi”, rrëfeu dëshmitari okular, Jeremiah Green.
Oficerët që mbërritën në shtëpi e gjetën 31-vjeçarin në dhomën e ndenjjes, të gjakosur nga një plagë e hapur në gjoks.
31-vjeçari u dërgua në spital, iu nënshtrua një operacioni, por ndërroi jetë një ditë më vonë.
Sipas mikut të familjes, pasi ka goditur me thikë djalin e tij, 59-vjeçari e ka kuptuar seriozitetin e situatës dhe ka tentuar ta shpëtojë: Po i bënte presion plagës dhe bërtiste “mos vdis, mos vdis”.