Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bahtiri fton publikisht Ministrin Murati t’i ekzekutojë pagat

Gazeta10
04 Tetor 2022 - 20:25

Ish kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri i ka bërë ftesë publike Ministrit të Financave, Hekuran Murati që t’i ekzekutojë pagat e mësimdhënësve pa vonesë.

Bahtiri përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ka thënë se mos-ekzekutimi i pagave do të godiste rëndë mësuesit dhe familjet e tyre në këtë kohë të inflacionit financiar, transmeton Gazeta10.

“Inflacioni financiar i muajve të fundit dhe shpenzimet e shtuara familjare për t’u përgatitur për dimër, domosdoshmërisht që vendosin në vështirësi familjet e mësimdhënësve. Kur shtojmë këtu edhe faktin se shumica prej mësimdhënësve kanë kredi në bankat komerciale, atëherë mos-ekzekutimi i pagave do t’i godiste rëndë mësimdhënësit dhe familjet e tyre.”, ka shkruar ai ndër të tjera./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.