Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Bahtiri takon veprimtarin e Pajtimit të Gjaqeve: Mbështetja e tij është motivim që të punoj me përkushtim në shërbim të Kosovës

Gazeta10
23 Janar 2025 - 20:49

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka mirëpritur Fadil Shabanin, veprimtar në Lidhjen Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve nën udhëheqjen e Anton Çettës.

Ai ka thënë se mbështetja e tij për kandidaturën për deputet është motivim i madh që të punoj me përkushtim në shërbim të Kosovës dhe popullit tonë.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të mirëpres në odën time mikun tim të çmuar, z. Fadil Shabani nga Aqareva e Skenderajt – një njeri me vlera të larta kombëtare dhe një shembull i përkushtimit ndaj atdheut.

Veprimtaria e tij në Lidhjen Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve nën udhëheqjen e Anton Çettës, angazhimi në celulat e para të UÇK-së, dhe shërbimi i tij 40-vjeçar në arsim, e bëjnë Fadilin një figurë të respektuar.

Mbështetja e tij sot për kandidaturën time është motivim i madh për mua, që të punoj me përkushtim në shërbim të Kosovës dhe popullit tonë.

Na priftë e mbara bashkë për fitoren cep më cep!

#agimbahtiri81
#500K
#LVV118

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.