Lajme

Bajqinovci i bindur: Serbia dhe Vuçiqi s’do ta kontrollojnë veriun më asnjëherë

Gazeta10
30 Shtator 2024 - 12:49

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se përballja me Serbinë, s’është vetëm betejë politike, por luftë për sovranitetin dhe të ardhmen e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Bajqinovci ka shkruar se opozita tashmë duhet ta kuptojë që të gjitha përpjekjet për të penguar Qeverinë aktuale, janë vetëm përpjekje për të sabotuar interest e popullit.

“Përballja me Serbinë e Aleksandar Vuçiqit në arenën ndërkombëtare nuk është thjesht betejë politike, por luftë për sovranitetin dhe të ardhmen e Kosovës. Opozita duhet të kuptojë që të gjitha përpjekjet për ta penguar këtë qeveri janë përpjekje për të sabotuar interesat e popullit. Serbia dhe Vuçiqi nuk do ta kontrollojnë veriun më asnjëherë”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.

Tutje ai ka shkruar se s’do të lejojnë asnjë hap pas në të drejtën e tyre për të mbrojtur çdo centimetër të Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.