Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se opozita po e përdorë situatën e ushqimit të FSK-së, për mashtrime dhe për të përfituar politikisht.
Duke publikuar fotografinë e një tabakaje me ushqim, Bajqinovci u shpreh se opozita po përpiqet të shtrembërojë faktet, shkruan IndeksOnline.
“Aq të paskrupullt janë disa, saqë edhe për ushqimin për FSK përdorin mashtrime për të përfituar politikisht. Opozita po përpiqet të shtrembërojë faktet, duke luajtur me ndjeshmëritë e qytetarëve tanë. Por e vërteta është e qartë për të gjithë: çdo veprim dhe çdo vendim është në interes të qytetarëve dhe mirëqenies së tyre. Populli meriton të vërtetën, jo gënjeshtrat që shiten për përfitime politike!” shkroi Bajqinovci në Facebook.
Çështja e ushqimit për FSK-në është bërë aktualitet tash e disa ditë, pasi operatorit, që supozohej t’i furnizonte me ushqim, iu ndërpre kontrata.